Ardian Çela, numri një i OSHEE konferencë shtypi

 

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela ka bërë bilancin e pagesave të energjisë elektrike nga qytetarët, në një kohë kur më 28 shkurt, përfundon afati i faljes për 80% të kamatëvonesave.

Në një dalje për mediat, kreu i OSHEE-së theksoi se krahas pagesës së energjisë elektrike nga sportelet, tashmë është e mundur edhe ajo përmes celularit. Sipas Çelës, që prej 12 shkurtit janë kryer 5990 pagesa me anë të pikave të transfertave të parave dhe celularit, me vlerë 15.6 milionë lekë dhe se vetëm në tre ditët e fundit është shënuar një rritje me 33% të fluksit të këtyre pagesave.

 

Sipas Çelës kjo ka ardhur falë një marrëveshje të OSHEE-së me 3 shoqëri të shoqëri, si me ato të pikave të transfertave të parave, por edhe me anë të celularit, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të shtohen edhe të tjerë.

“Aktualisht kemi marrëveshje me 3 shoqëri, si me ato të pikave të transfertave të parave, por edhe me anë të celularit. Shumë shpejt do të bashkohen të tjerë shoqëri, ku do tu jepet mundësia të gjithëve ta paguajnë kudo që ndodhen. Me lejoni të paraqes të dhënat inkurajuese mbi pagesën e dritave përmes këtyre kanaleve të reja. Që prej datës 12 shkurt, janë kryer 5990 pagesa me anë të pikave të transfertave të parave dhe celularit, me vlerë 15.6 milionë lekë (15,641,064 lekë). Në tre ditët e fundit kemi një rritje me 33% të fluksit të këtyre pagesave. Kanë mbetur edhe 3 ditë mundësi t’ju përgjigjur apelit tonë të nisur në nëntor 2014, për pagesën me këste. Për ata që duan të paguajnë faturat, për të shmangur fluksin, t’i drejtohen postës, bankës si dhe pikave të transferetave të parave, të cilat ndodhen në çdo qytet të vendit.” tha Çela

Duke bërë bilancin e lidhjeve të aktmarrëveshjeve dhe të qytetarëve debitorë që kanë përfituar nga falja me 80% të kamatëvonesave, Çela theksoi se që nga dhjetori e deri më tani kanë nënshkruar aktmarrëveshje 203,427 abonentë, ku 80 mijë prej tyre vetëm në muajin shkurt.

Gjithashtu nga ky total i aktmarrëveshjeve 122,702 abonentë kanë përfituar falje të kamatëvonesave në 80%.

“Në total nga dhjetori kur ka hyrë në zbatim skema lehtesuese e pagesave me keste dhe ulja e kamatës me 80%, kanë nenshkruar aktmarreveshje 203,427 abonente. 122,702 prej tyre kane përfituar nga ulja me 80% e kamatevonesave duke likujduar shumën e plote të detyrimit menjehere. Rreth 80 mijë abonente kanë lidhur aktëmarreveshje për ta paguar me këste, nga të cilët 13 mijë të klasifikuar ne skemen e ndihmes ekonomike kane perfituar nga skema lehtësuese. Vetëm në muajin shkurt, kemi mbi 80 mijë aktëmarrëveshje të lidhura. Në total, vlera e aktëmarrëveshjeve të lidhura është diku te 37.8 miliardë lekë, ku 28 miliardë lekë i takojnë aktëmarrëveshjeve për pagesat me këste.” tha Çela

 

Më poshtë deklarata e plotë e kreut të OSHEE, Ardian Çela:

Jam sot këtu, përpara jush të raportuar të dhënat e fundit me aktëmarrëveshjet e lidhura mes debitorëve dhe OSHEE, për pagesën e detyrimeve me këste dhe uljen me 80% të kamatës.Të dhënat paraqiten tejet positive, dhe për këtë fakt dua të falenderoj të gjithë ata që pranuan të ishin të ligjshëm përball detyrimit për të paguar faturën e energjisë elektrike.Ne total nga dhjetori kur ka hyrë në zbatim skema lehtesuese e pagesave me keste dhe ulja e kamatës me 80%, kanë nenshkruar aktmarreveshje 203,427 abonente.122,702 prej tyre kane përfituar nga ulja me 80% e kamatevonesave duke likujduar shumën e plote të detyrimit menjehere.

Rreth 80 mijë abonente kanë lidhur aktëmarreveshje për ta paguar me këste, nga të cilët 13 mijë të klasifikuar ne skemen e ndihmes ekonomike kane perfituar nga skema lehtësuese.Vetëm në muajin shkurt, kemi mbi 80 mijë aktëmarrëveshje të lidhura.

Në total, vlera e aktëmarrëveshjeve të lidhura është diku te 37.8 miliardë lekë, ku 28 miliardë lekë i takojnë aktëmarrëveshjeve për pagesat me këste.

Në këtë pikë dua të ndalem për tu bërë thirrje të gjithë atyre që kanë lidhur marrëveshje për ta paguar me këste këtë detyrim, që të respektojnë afatet e vendosura si kusht. Në të kundërt do të dalin nga skema dhe do tu pritet energjia elektrike.

Gjithashtu, sqaroj se të ashtëquajturat “mbifaturime”, nuk janë gjë tjetër veçse energji e pamatur, e cila është një energji e konsumuar nga qytetari ne shtrirje te gjate kohore. Sot konsiderohet debi dhe qytetarit nuk i kerkohet ta paguaje menjehere, por i ofrohet skema lehtësuese e pageses me keste.

Ndërkohë, kush pretendon se ka paguar me postë, por rezulton në sistemin e OSHEE, të bëjnë ankesë në drejtoritë dhe agjencitë e OSHEE-së, duke patur me vetë librezëndhe mandatpagesën. Askush nuk do të paguajë dy herë, dhe askujt nuk i pritet energjia deri në sqarimin e ankesës.Nga ana tjetër, shoqëria nuk ka reshtur betejën me abuzuesit, ku falë kontrolleve, edhe në bashkëpunim me policinë e shtetit, u është ndërprerë energjia elektrike në 191 mijë raste.OSHEE ka marrë masa për të lehtësuar pagesën, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe të kohës! Është e vërtetë që ka fluks, dhe kjo vjen natyrshëm kur kemi të bëjmë me qindra mijëra debitorëve që për vite nuk paguan dritat dhe sot po kujtohen ta bëjnë një gjë të gjithë.

OSHEE ka hapur mbi 50 pika dhe sportele të reja në të gjithë vendin. Por jo vetëm kaq! Kemi nënshkruar marrëveshje me shoqëri private të sigurta, ku mund të paguhet fatura e dritave.Aktualisht kemi marrëveshje me 3 shoqëri, si me ato të pikave të transfertave të parave, por edhe me anë të celularit. Shumë shpejt do të bashkohen të tjerë shoqëri, ku do tu jepet mundësia të gjithëve ta paguajnë kudo që ndodhen. Me lejoni të paraqes të dhënat inkurajuese mbi pagesën e dritave përmes këtyre kanaleve të reja.Që prej datës 12 shkurt, janë kryer 5990 pagesa me anë të pikave të transfertave të parave dhe celularit, me vlerë 15.6 milionë lekë (15,641,064 lekë). Në tre ditët e fundit kemi një rritje me 33% të fluksit të këtyre pagesave.

Kanë mbetur edhe 3 ditë mundësi t’ju përgjigjur apelit tonë të nisur në nëntor 2014, për pagesën me këste. Për ata që duan të paguajnë faturat, për të shmangur fluksin, t’i drejtohen postës, bankës si dhe pikave të transferetave të parave, të cilat ndodhen në çdo qytet të vendit.

SHKARKO APP