Ardit Gjebrea, 8 orë në burg

 

Për më shumë se tetë orë, drejtuesi i emisionit “E Diela Shqiptare” qëndroi në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Sigurisht, jo si një i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, as në statusin e të dënuarit, por në rolin e tij si gazetar.

 
Mësohet se Gjebrea ia ka dalë të sigurojë rrëfimin e një të dënuari me burgim të përjetshëm, një rrëfim i gjatë dhe plot mesazhe. I dënuari që është rrëfyer për moderatorin e mirënjohur, nuk e ka mbyllur ende hesapin me drejtësinë e shpreson fort që zëri i tij të dëgjohet nga drejtësia, pasi verdikti për të është dhënë në mungesë. Ai (emrin e të dënuarit e ka ekskluzivitet moderatori Gjebrea), ka folur hapur, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Mbase ka shfaqur dhe pendesë, çka mbetet ende për t’uparë. Gjithsesi, përtej intervistës së realizuar në një orë jo të zakontë, në një burg të sigurisë së lartë, prania e Gjebreas ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm në qelitë e burgut.

Vetë Gjebrea, i kontaktuar nga “GSH” preferoi të mos fliste mbi ndjesitë e përjetuara përtej hekurave, duke u “justifikuar” me faktin se u gjend atje për punë, në kërkim të historisë së radhës, për ta treguar në emision.

SHKARKO APP