Argëtim me fëmijën? Po, pavarësisht moshës!

Mund t’i keni kaluar të 50-tat, por kjo nuk do të thotë që të qëndroni në shtëpi. Një hulumtim i bërë nga WebMD, na tregon disa pika se si kjo moshë mund të jetë aktive.

Gjeni një hobi, ose qëndroni bashkë

Kaloni kohë me fëmijën tuaj ose kryeni së bashku ushtrime fizike dhe do të argëtoheni. Nëse fëmija ka hobi baletin, ju mund t’i bashkoheni, duke mbajtur trupin tuaj në lëvizje e do të keni muskuj të fortë. Provoni të jeni të pranishëm në ditët kur fëmija ka kurs futbolli, noti, golfi, etj., sepse ju do të argëtoni si fëmijën por dhe veten tuaj.

Shëtitje ose vrap

Fëmijët kanë nevojë që të lëvizin dhe jo të qëndrojnë në një vend. Disa kanë dëshira që të shëtisin vetëm ose me prindërit, ose të bëjnë një vrap 5km. Shoqëruesit duhet që të bëjnë një vizitë te mjeku nëse ata i lejojnë që t’i bashkohen fëmijëve në këto aktivitete fizike. Pastaj gjeni mënyrën më të mirë që fëmija të marrë sa më shumë forcë dhe të fitojë aftësi.

Provoni lojërat që luhen në tavolinë

Shqetësimet tuaja mbi dhimbjet e trupit apo të gjunjëve mund t’iu vështirësojnë qëndrimin në këmbë, por ju bashkë me fëmijën mund të luani lojëra pa pasur nevojë që të qëndroni në këmbë. Ju mund të luani të qetë dhe do të argëtoheni.

Gatim me fëmijën tuaj

Mund të keni probleme me peshën tuaj dhe mund të mos keni fuqi që të lëvizni, por duke patur pranë fëmijën, do të ndihemi më mirë dhe do të kaloni minuta të bukura gjatë kohës të gatimit. Ju do të ndihmoni veten, do të lëvizni më shumë dhe për rrjedhojë mund të humbisni edhe peshë.

Pastroni oborrin

Pastrim i oborrit mund të jetë një punë e lodhshme për ju, por nëse ju aktivizoni por dhe fëmijët, do të ndiheni më mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Ju do të ndihmoni veten sepse do të jenë disa pjesë të trupit tuaj që do të jenë aktive. Si p.sh., muskujt e dorës ose të këmbëve.

R.Shtylla

SHKARKO APP