Argita Berisha i bashkohet Foltores para Kryeministrisë
Në Foltoren e Sali Berishës para Kryeministrisë u shfaq edhe vajza e tij, Argita Berisha. Ajo u shfaq mes militantëve të paktë që iu bashkuan Berishës, të cilët nga java në javë po tkurren në numër. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, është e para që mori fjalën ku vuri theksin në faktin që PD dhe kreu i saj Sali Berisha ka gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët. Sipas saj është e qartë që propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk fshehin dot më realitetin. Ajo ka ndarë disa nga ngjarjet më të rëndësishme sa i përket takimeve të PD me ndërkombëtarët.
KOHA JONË SONDAZH

