Argjentina ëndërron me dyshen Messi-Aguero

Argjentina vijon  përgatitjet për debutimin  në Kupën e Amerikës, në ndeshjen ndaj Paraguait që do të luhet mbrëmjen e kësaj të Shtune. Me mbrritjen në skuadër të Lionel Messit dhe Javier Mascheranos kombëtarja albiceleste e ka të plotë të gjithë grupin e futbollistëve dhe është gati për ta nisur në mënyrën më të mirë kompeticionin që zhvillohet në Kili, me Argjentinën që ka si synim kryesor trofeun e Kupës së Amerikës që për ta do të ishte i 15-ti në histori. Dyshja sulmuese e Argjetinës në sfidën ndaj Paraguait do të përbëhet nga Lionel Messi dhe Sergio Aguero që janë gjithashtu edhe dy shokë shumë të mirë me njëri-tjetrin. El Kun dhe Leo kanë luajtur sëbashku në kombëtare që kur ishin 17-vjec fillimisht në skuadrat e moshave dhe më pas në përfaqësuesen e madhe.

Në cdo kompeticion të rëndësishëm që ka marrë pjesë Argjentina gjatë këtyre 10 viteve ata të dy kanë qenë pjesë e ekipit dhe numërojnë sëbashku 98 gola të realizuar përfshirë këtu edhe ata të shënuar me kombëtaret e moshave. Gerardo Martino beson se me dyshen Messi-Aguero në formacion Argjentina i ka të gjitha kartat në rregull për të fituar  trofeun e Kupës së Amerikës që i mungon që nga viti i largët 1993. Ndaj Paraguait Tata do të ulë në stol Gonzalo Higuain-in dhe Carlos Tevez, ndërkohë në mbështetje të dyshes Messi-Aguero do të jenë Angel Di Maria dhe Javier Pastore. Formacioni i La Selecion në këtë takim pritet të kompletohet me Romeron në portë, Zabaletan, Garay-in, Otamendin dhe Rojon në mbrojtje, si dhe Mascheranon dhe Banegën ose Biglian në qëndër të mesfushës.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?