Argjentinë, pas incidentit në fushë vdes Emanuel Ortega

Futbolli argjentinas në zi. Mëngjesin e kësaj të Enjteje në qëndrën spitalore Trinidad Mitre të Buenos Airesit  u nda nga jeta lojtari i skuadrës  San Martin de Burzaco, Emanuel Ortega, ku qëndronte i shtruar prej 10 ditësh. 21-vjecari nuk arriti tu mbijetonte dot plagëve të rënda që mori në datën 4 Maj kur në ndeshjen mes San Martin dhe Juventud Unida goditi me kokë murin rrethues të fushës.

Në tentativë për të mbajtur në lojë topin Ortega u përplas fuqishëm me një lojtar kundërshtar duke goditur murin që ndan shkallët e stadiumit me fushën e blertë. Kjo goditje rezultoi fatale për 21-vjecarin i cili edhe pse për 10 ditë luftoi me vdekjen nuk arriti të mbijetonte dot. Të Mërkurën e javës së kaluar Ortega iu nënshtura me urgjencë një operacioni për shkak të një frakture të dyfishtë që kishte pësuar në kafkë. Ndeshja mes San Martin de Burzaco dhe Juventud Unida ishte vlefshme për kategorinë e tretë të futbollit argjentinas.

SHKARKO APP