Arian Çani: Brexit, një superlajm i mirë

Placeholder Image
Gazetari i njohur, drejtues i emisionit “Zonë e Lirë”, ka komentuar për lapis.al rezultatin e referendumit në Angli:
“Lajm i mirë. Brexit fitoi. Demokracia funksionoi. Brexit një leksion i madh për të gjithë mashtruesit me kollare që vazhdojnë ende të mashtrojnë popujt me mitin e rremë të BE.
Por edhe një leksion i madh për të gjithë ata shqiptarë që vazhdojnë të ëndërrojnë se jeta e tyre do të bëhet më e mirë me hyrjen në BE.
Një BE që filloi si një projekt i bukur dhe që përfundoi me kohë në një dështim total dhe hapësirë frustrimi për shtresat e mesme dhe të varfra…
Brexit një super lajm i mirë!”, tha Çani për lapsi.al.

SHKARKO APP