Ariana Grande: Nuk i përkas askujt, por vetes sime

Ariana Grande dëshiron t'ua bëjë të qartë njerëzve se nuk ka nevojë për asnjë mashkull në jetën e saj.

Këngëtarja ka bërë një postim përmes rrjeteve sociale, duke u kërkuar njerëzve të ndalojnë së quajturi atë ish-i i dikujt apo së përcaktuari atë në sajë të marrëdhënieve të kaluara.

"Jam lodhur së jetuari në këtë botë, ku femra më shumë përcaktohet si prona e një mashkulli," shkruan 21-vjeçarja. "Unë nuk i përkas askujt, por vetes sime".

Këngëtarja, në postimin e saj, gjithashtu ka treguar mënyrën se si trajtohen meshkujt dhe femrat në këtë botë:

"Nëse një femër flet hapur për seksin, ajo ofendohet, por nëse një mashkull flet rreth seksit apo rreth femrave që ka pasur duke i quajtuar ato 'të përdala', ai është argëtues dhe pëlqehet nga të gjithë".

SHKARKO APP