Arjan Çani: Pse mos të bëhem unë kryeministër?!

Gazetari i njohur Arjan Çani thotë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk po qeverisë as mirë as keq, ka dështuar vetëm në një pikë, nuk na ka bërë dot të ëndërrojmë.

Çani këtë e ka thënë në intervistë me gazetarin e Tema TV, Mustafa Nano, i cili po ashtu ka folur për marrëdhëniet e tij me Ramën, Veliajn, Metën, Berishën, Bashën, por edhe për “marrëdhënien” me parimet dhe moralin.

Rama dhe Veliaj edhe pse prej vitesh kanë qenë pjesë të emisionit të tij “Zona e Lirë”, sot nuk pranojnë të shkojnë dhe për këtë, sipas Çanit, nuk kanë arsye.

“Këta janë produkt i imi. Kanë qenë klientët e mi, por tani kanë vënë kostum e kravatë”, tha Çani në Zulualnd. Ndërsa Veliaj “po gabon me parkun dhe po bën show”.

Por ajo që ‘shokoi’ dhe u ‘venit’ ishte deklarata e Çanit që dëshironte të bëhej kryeministër.

SHKARKO APP