Arkeologët zbulojnë një mozaik të rrallë nga shekulli 4 në Qipro

Një zbulim i ri arkeologjik ka dalë në dritë në Qipro, një mozaik që paraqet skena të garave me kuaj në një hipodrom në Romën e lashtë, i cili besohet se daton nga shekulli 4.

Një mozaik i rrallë në dysheme, i cili i përket shekullit të katërt është zbuluar nga arkeologët në Qipro. Mozaiku, i vetmi i llojit të vet në Qipro dhe ndër të pakët në botë paraqet skena të garave me kuaj në një hipodrom të cilat zhvillohen në Romë.

Arkeologu Fryni Hadjichristofi tha për Associated Press të mërkurën se mozaiku është veçanërisht special prej detajeve të zbukurimeve dhe prej faktit se paraqet katër skena të ndara të katër qerreve dhe kuajve teksa garojnë.

Mozaiku është 11 metra i gjatë dhe katër metra i gjerë. Ai është me gjasa pjesë e një vile që i përkiste dikur një të pasuri në Qipro ndërsa kjo ishte pjesë sundimit të perandorisë romake. Mozaiku ndodhet 30 kilometra nga qendra e kryeqytetit dhe hedh dritë mbi dizajnin e brendshëm të shtëpive të ishullit, që është një pjesë shumë pak e njohur. BIRN

SHKARKO APP