Armani: Meshkuj s’duhet të vishen si gay. Kirurgjia plastike, idiotësi

 

Stilisti 80 vjeçar Giorgio Armani në një intervistë ka shokuar me deklaratat e tij.

Ai ka thënë se është kundër meshkujve që palestrohen shumë dhe tha se një trup i shëndetshëm jo domosdoshmërish duhet të jetë me muskuj të tepruar.

Kundër palestrës së tepërt, tha Armani për  The Sunday Times.

Stilisti i njohur, i cili kurrë nuk i ka përgënjeshtruar zërat se është gay, foli edhe për mënyrën sesi vishen homoseksualët.

Armani tha se një burrë homoseksual nuk ka pse të vishet "çuditshëm".

"Një burrë duhet të jetë një burrë", tha Armani, i cili e dënoi veshjen tipike të disa meshkujve që duan t'i tregojnë gjithë botës që janë gay.

Giorgio Armani nuk la pa kritikuar edhe femrat që zgjedhin kirurgjinë plastike për te rregulluar format e tyre.

Stilisti i famshëmm, i cili gjatë karrierës së tij 40 vjeçare thuajse i ka veshur të gjithë yjet nga Beyonce tek Adele  tha se preferon bukurinë natyrale të femrave, ato që zgjedhin të plaken hijshëm. Ndërsa kirurgjinë plastike dhe sidomos zmadhimin e gjoksit tek femrat e ka quajtur idiotësi "Një gjoks i vogël, nuk duhet të bëhet i madh".

Ai shtoi se një grua duhet të jetë kurajoze që po plaket, jo të jetë e dëshpëruar që si e si të duket me e re se mosha qe ka.

SHKARKO APP