Armë dhe drogë në web, mbyllen 2 faqet e tregut të zi
AlphaBay dhe Hansa, dy ndër faqet më të rëndësishme të të ashtuquajturit Deep Web, janë mbyllur dhe kjo do të thohë, se tregu i zi online është në kohë të vështira.
Prej kohësh kishin tërhequr vëmendjen e hetuesve të agjencive ligjzbatuese, që kishin konstatuar një shit-blerje masive armësh, droge, agjentësh kimikë, viruse dhe të dhëna të vjedhura.
Dy faqet, të njohura edhe si simotrat e Amazon për kriminelët, u mbyllën nga një task forcë e posaçme e përbërë nga FBI, DEA dhe policia gjermane për të goditur web-in e thellë, siç njihet ajo pjesë e rrjetit që nuk gjendet nga motorët e kërkimit.
Mbi 350 mijë shkëmbime ilegale-Pas një faze të parë monitorimi, hetuesit kanë zbuluar mbi 350 mijë shkëmbime të paligjshme të kryera në AlphaBay dhe kanë arritur të identifikojnë një nga personat në krye të platformës.
Drogat më të shitura, heroina dhe fentanili-Sapo kanë fshirë nga rrjeti AlphaBay, puna e hetuesve nuk është ndalur. Në pak kohë, Hansa ishte kthyer në tregun e ri të transaksioneve të paligjshme.