Armenia dhe Azerbajxhani zyrtarisht në luftë, Ilham Aliyev kalon në parlament ligjin
Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli një gjendje lufte dhe shtetrrethimi në disa rajone pas konfliktit të armatosur me Armeninë për Nagorni-Karabakun.
Presidenti i Azerbajxhanit. Ilham Aliyev tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile dhe ushtarëve, pasi forcat armene hapën zjarr përgjatë vijës së ndarjes, raporton reuters.
Zjarri u hap nga armë të ndryshme, duke përfshirë ato të kalibrit të madh, tha Aliyev, duke deklaruar se “ky është një tjetër provokim ushtarak nga Armenia”.
Ai vuri në dukje se Azerbajxhani nuk do të qëndrojë i heshtur për veprimet e Armenisë.
Udhëheqësi i Nago-Karabakut, Araik Artyunyan, tha se mobilizimi i të gjithë qytetarëve mbi moshën 18-vjeçare kishte filluar dhe se një gjendje lufte ishte shpallur në vend.
Në Armeni gjithashtu, Kryeministri Nikol Pashinyan shpalli një gjendje lufte dhe mobilizim të përgjithshëm.