Armina tregon raportin e saj me Shkëlzenin

Mediat rozë janë të etura për të mësuar diçka në lidhje me bukuroshen Armina Mevlani, e kjo e fundit nuk është kursyer me deklaratën e saj në lidhje me historinë e dashurisë që po përjeton. 
Pas famës me setin e fotove të reja për “Dolce & Gabbana”,Armina Mevlani vjen këtë verë me një rrëfim shumë intim për jetën e saj nën një çati me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. 
Në një rrëfim të gjatë për revistën “Living”, ish-missi përveç punës në butikun e saj “Delirium”, ka rrëfyer detaje nga bashkëjetesa me Shkëlzenin, në vilën e tij luksoze në periferi të Tiranës. 
Edhe pse bashkëjetesën nuk e konsideron diçka të jashtëzakonshme, por normale në jetën e një çifti, ajo thotë se të qenurit personazhe publike, bën që lidhja që kanë të përjetohet me teprime. 
Thekson faktin se historia e tyre kaq shumë e përfolur po funksionon në sajë të komunikimit të përkryer që kanë mes tyre. “Çdo mbrëmje i themi njëri-tjetrit gjithçka që kemi kaluar gjatë ditës; për mua kjo lloj harmonie është më e bukur se çdo gjë tjetër, edhe se vetë pasioni”, thekson ajo në intervistë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?