Arrestimi i zyrtarëve të FIFA-s, Vladimir Putin ngre akuza ndaj SHBA-ve

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të enjten për ndërhyrje jashtë juridiksionit të saj në arrestimin e zyrtarëve të lartë të FIFA-s. Putin tha se arrestimet në Zvicër të mërkurën ishin një “përpjekje e qartë”  për të penguar rizgjedhjen kreut të FIFA-s Sep Blater-së mbi zgjedhjet që do të mbahen këtë javë, por se 79-vjeçari kishte mbështetjen e Rusisë. Sporti më popullor në botë, u zhyt në trazira këtë javë, kur shtatë zyrtarë të lartë të futbollit janë arrestuar me akuza korrupsioni.  Pas arrestimit SHBA pret ekstradimin e tyre nga Zvicra. Autoritetet zvicerane kanë njoftuar gjithashtu një hetim penal për dhënien e kandidaturave të dy Kupave të ardhshme botërore, duke përfshirë edhe turneun 2018 që do të mbahet në Rusi. “Nëse ndonjë gjë ka ndodhur, kjo nuk ka ndodhur në territorin e SHBA-ve dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë të bëjë asgjë me të,” – tha Putin. “Kjo është edhe një përpjekje e hapur (nga Shtetet e Bashkuara) për të zgjeruar juridiksionin e saj mbi  shtetet e tjera.”  Duke cituar ish-kontraktorin e zbulimit amerikan Edëard Snoëden dhe themeluesin e ËikiLeaks, Julian Assange, dy prej të cilëve i janë shmangur ndjekjes në Shtetet e Bashkuara duke u fshehur jashtë vendit, Putin ngriti pikëpyetje mbi të drejtën e Uashingtonit për të kërkuar ekstradimin e zyrtarëve të FIFA-s. –“Për fat të keq, partnerët tanë amerikanë përdorin metoda të tilla për të arritur qëllimet e tyre egoiste dhe në mënyrë të paligjshme përndjekin njerëzit. Unë nuk përjashtoj mundësinë që edhe në rastin e FIFA-s, kjo është saktësisht e njëjtë,” – tha Putin. Ai tha se kreu i FIFA Blater, i cili është duke pritur për t’u rizgjedhur për një mandat të pestë në Kongresin FIFA, që do të mbahet në Zyrih këtë të premte, ka qenë nën presion për t’i hequr Rusisë të drejtën për të pritur Kupën e Botës, 2018.

SHKARKO APP