Arrestohen dy shqiptarë, mbajtën peng 18-vjeçaren rumune

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë pasi dyshohet se po mbanin peng prej tre javësh një 18 vjeçare rumune.

Mediat italiane shkruajnë se Fatjon Quni 29 vjeç dhe Paulin Prendi 27 vjeç ishin në akërkim edhe për një tentativë vrasje të ndodhur në 23 shtator.

Karabinierët kanë hyrë me forcë në një banesë ku dyshohej se mbahej peng  vajza rumune, në zonën e Novolit në Firence.

Ajo ishte nën shok. Dyshohet se pas rrëmbimit, objektivi i shqiptarëve ka qenë për ta nxjerrë 18-vjeçaren në rrugë si prostitute, pasi të dy të arrestuarit kanë precedentë penalë në grabitje dhe në fushën e prostitucionit.

SHKARKO APP