Arrestohet ish-Miss Bosnja, akuzohet për 5 vrasje

­Autoritetet në Kroaci kanë arrestuar ish-Miss Bosnjën, pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal, vrasjen e të paktën 5 personave, si dhe grabitje që kapin vlerën e 4.5 milionë eurove.

Slobodanka Toshiçi, 29 vjeç u arrestua në Kroaci dhe u ekstradua në Bosnjë, vend i cili kishte lëshuar urdhër­arrest ndërkombëtar.

Ajo ka ikur nga Bosnja dhe Hercegovina që nga fillimi i gjykimit të saj në prill të vitit 2014, ndërsa është një nga personat e akuzuar për rastin ‘Kukulla’. Toshiçi njihet si ish e dashura e Darko Elez­it, i cili gjithashtu është i akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera penale në Bosnjë dhe Serbi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me 29­-vjeçaren e cila ka pozuar edhe për ‘Play Boy’, në listë janë edhe 32 persona të tjerë që kanë akuza të njëjta, ndërsa janë në kërkim ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?