Arrestohet në Tiranë “i forti” i Shkodrës, Safet Bajri
Ndalohet nga policia në Tiranë Safet Bajri (Rustemi), i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës. Ndalimi është kryer mbrëmjen e sotme në zonën e “Xhamllikut” nga policia e kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa aksioni ende vijon.
Bajri është ndalur për llogari të drejtësisë belge, pasi është dënuar në Bruksel për disa vepra penale, ndërsa aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në pritje të vendimit nëse do të ekstradohet për të vuajtur dënimin.
Ndërkohë që priten të tjera arrestime, pasi sipas gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se janë prerë 15 urdhër arreste, ndërsa janë ekzekutuar vetëm tre, por emrat e dy të tjerëve ende nuk bëhen publikë.
Safet Bajri në kërkim nga autoritetet belge është i njohur edhe nga drejtësia shqiptare, ndërsa opozita e ka cilësuar si pjesë familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.