Arrestohet një i ri shqiptar me doza kokaine në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar, shpërndarës lëndësh narkotike, është arrestuar në Fano të Italisë. Ai ishte arrestuar edhe disa javë më parë për të njëjtën vepër penale.

Autoritetet italiane u vunë në lëvizje pasi dyshuan për lëvizjet e emigrantit shqiptar. Pas kësaj, oficerët e ndaluan atë në Via Papiria, teksa lëvizte me 14 doza kokaine.

37 doza të tjera u zbuluan në apartamentin e marrë me qira, ku po qëndronte. Në total, u sekuestruan 51 doza dhe 500 euro në format kartëmonedhë. Të riut, i cili kishte emigruar në Itali me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike, i është ndaluar të jetojë në rajonin e Markes me vendim gjykate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?