Arrin në Kubë anija e parë me turistë amerikanë pas gati 40 vjetësh (Foto)

Pas dekadash të tëra pritjeje ka mbërritur sot në Kubë anija e parë me turistë amerikanë.

Lundrimi i kësaj anijeje drejt ishullit komunist vjen vetëm pak javë pas vizitës së presidentit  Obama në ishullin e Karaibeve. Anija e vogël me kapacitet prej 700 pasagjerësh, lundroi përmes kanalit drejt gjirit të Havanës .

Një nga turistet Pam Clarson thotë se “po udhëton në Kubë për të njohur njerëzit e saj të origjinës dhe për ta lënë politikën mënjanë”. Turistët u pritën miqësisht nga dhjetëra kubanez të cilët vallëzuan muzikë salsa duke krijuar një atmosferë të këndshme për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbërritja e anijes “Adonia” në Havana shënon një tjetër moment historik në marrëdhënien mes dy vendeve të ndara prej shumë vitesh në armiqësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?