Arsyeja përse kopsat e femrave janë në të majtë ndërsa të meshkujve në të djathtë

Nëse ju keni provuar aksidentalisht një këmishë të gjinisë tjetër, me siguri e keni kuptuar menjëherë sapo keni filluar të mbërtheni kopsat. Të gjithë e dimë se kopsat në këmishat për femra janë në të majtë, ndërsa për meshkuj në të djathtë. Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten përse ndodh kjo?

Kopsat e meshkujve janë në të djathtë sepse meshkujt përgjithësisht kanë qenë të prirur të vishen vetë dhe shumica e meshkujve përdorin më mirë dorën e djathtë.

Kopsat e femrave janë në të majtë pasi shumë vite më parë, femrat me pozitë të lartë shoqërorë ndihmoheshin nga shërbyeset për t’i mbërthyer kopsat. Kështu, shumica e shërbyeseve përdornin më mirë dorën e djathtë dhe e kishin më të lehtë t’i mbërthenin kopsat nëse ato ishin në të majtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, thuhet se një arsye tjetër që kopsat e rrobave të femrave janë në të majtë është për shkak të ushqimit me gji. Një teori thotë se njerëzit që përdorin më mirë dorën e djathtë  dhe gratë i mbajnë zakonisht në krahun e majtë, e kanë më të lehtë ta zbërthejnë këmishën për t’i dhënë gjoks fëmijës. JOQ

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?