“Arte”: Shqipëria, vendi që po punëson italianët

Mediat prestigjoze ndërkombëtare vazhdojnë t’i bëjnë jehonë klimës së favorshme për të bërë biznes në Shqipëri.

Së fundmi është kanali i specializuar për dokumentarë dhe reportazhe, “Arte”, që i ka kushtuar një material të zgjeruar Shqipërisë dhe në veçanti, biznesmenëve italianë të pranishëm këtu.

“Shqipëria, vendi i vogël në Ballkan që i mbijetoi më së miri krizës financiare. Jo vetëm kaq, por muajt e fundit ka shënuar një rritje të tregut të punës ku shumë italianë vijnë për të bërë biznes apo edhe për t’u punësuar.

Pas rënies së diktaturës në vitet ’90 ndodhi e kundërta: mijëra shqiptarë emigruan me anije në drejtim të Italisë. Tani, ekonomia shqiptare po ecën, aq sa shumë italianë janë kthyer në emigrantë pune.

Ky është shembulli i dy sipërmarrësve, Michele Barbaro i cili prodhon djathë sipas recetave origjinale italiane dhe ua shet restoranteve më të mira, si edhe Vincenzo Commisso që ka hapur dy call center me shumë sukses.

Askush nuk do ta kishte imagjinuar këtë 26 vjet më parë, kur Shqipëria ishte vendi më i varfër në kontinent” shkruhet në këtë reportazh.

SHKARKO APP