Artikulacioni politik
Nga Irfan Rama
Po të kundrosh “brezaret” politike të elitave tona politike dhe shtetërore që prej 24 vjetësh me elitat e vërteta lidershipe të shteteve të ndryshme europiane e botërore në takimet dy kokëshe dhe grupime skuadrash teknicienësh – që një pjesë e tyre janë konglomerate militante, fisnish e miqsh injorantë – pas bisedimeve të “frutshme” e “hurmash arabike” dëgjon në konferenca shtypi e njoftime zëdhënësesh të shtypur frazën standarde: Bashkëpunim në të gjitha fushat ose bashkëpunim në shumë fusha (?!)
Në kohën e “Dullës” siç thonë të dulluarit e sotëm të cilët janë më zi se sa Dulla i dyzet e pesëvjetëve të “kohës së kuqe të ndezur” në shumë pikëpamje – sidomos ja kalojnë në grabitjen galopante të parave të popullit – kishte një njoftim lartor: Bashkëpunim me interes reciprok në disa fusha midis dy shteteve. Fjala vjen për eksportin e kromit, makinerive, perimeve e frutave… Ndërsa në kohnaja pike të partneritetit “vëllezër” thuhej bashkëpunim në të gjitha fushat. Dhe ishte vërtetë bashkëpunim e zhvatje të djersive ruse e kineze për vite e vite dhe shqiptarët ushqeheshin, mësonin rusisht e kinezisht, këndonin po rusisht e kinezçe, zbraznin disa magazina të elefantëve shtete ku kishte “shumë minj” e rronim, vdisnim e rronim.
Dhe e kishin mirë. Sepse për vetë specifikasitetit, tipizimit, shkëmbinjve të ngjitjeve ekonomike në elementë të ndryshëm të veçantë të shtetit apo disa shtetive bënin marrëveshje me shtete të ndryshme. Dhe ishin stafe vërtet teknicienësh. Shumë shumë merrnin pjesë ndonjë zv. Ministër apo drejtor drejtorish ku shumica thuajse ishin njerëz të aftë. Ose ndonjë ministër. Sepse Byroja Politike kryeministri, nuk bënin pjesë në kontratime. Sepse shkencëtarët shqiptarë bënin edhe hidrocentrale të mëdhenj të nivelit botëror me Petrit Radovicka e Farudin Hoxha, – burra diturie të jashtëzakonshëm – të cilët citoheshin edhe në libra shkencorë e revista botërore. Ndërsa sot byroistat e mëdhenj, të mesëm e të ultë multipartiakë e fisnor kanë pushtuar plotësisht dinastitë shtetërore. Me kuç e me mac si në Korenë e Veriut apo në Kubë.
Pashë në një gazetë partiake se lideri partiak dhe shtetari i dytë apo i parë apo i tretë kish bërë një bisedë bashkëpunimi me Izraelin në shumë fusha bashkëpunimi. Epo thashë me vete si gjithmonë kështu bisedojnë e marrëveshojnë këto politikanë, shtetarë apo “krijues” ligjesh në shumë fusha përherë dhe populli punon e jeton “i lumtur” me mrekullitë parlamentare, shtetërore madje edhe presidenciale. Vetëm disa sera izraelite në Lushnje apo Fier për domate e kastraveca janë sjellë e këto për meritë të vetë biznesmenëve të bujqësisë shqiptare.
A nuk e kundroni të dashur lexues e fooddashës shqiptarë se edhe presidenti shqiptar merret me ekonomi e merr biznesmenë anë e kënd e këndeanë botës e “bën” marrëveshje në shumë fusha!!! Pashë kryeministrin shqiptar tok me Mbretin Abdullah i dytë në Tiranë ku u tha sërish se me Jordaninë do të konturojmë zhvillimin me shumë fusha. Ose më e “mira” në të gjitha fushat. As tre milion banorë tezgjojmë Deal –e me të gjithë botën e në të gjitha fushat!!! Allahu ekber. As Amerika nuk ka mundësi me 400 milion banorë. Me Kosovën kemi ngritur komisione në rangun më të lartë për dreka e darka dhe asgjë thuajse në “qeska plastmasi”. Me Beogradin kacafytemi gjoja e tregëtia e shumëçgjë gëlon lirtas e pa gjeopolitikë letrash, mikrofonash, këlthitjesh patriotish e djersime anipse të vdekurish .
Marrëveshjet e bisedimet në shumë fusha e në të gjitha fushat janë kulmi i mediokrititetit politik dhe ekonomik. Janë “marrëveshje” që tashprej 24 vjetësh na kanë sjell vetëm pasurim e mashtrim shtetarësh turporologjik dhe mjerim ekonomik gjithpërfshirësh. Se traktatet e DITURISË e SHKENCËS janë zëvëndësuar me pallojt e tmerrit dituror partiak. Me 21 Qershor 2015 kemi për të zgjedhur me përdhuni një shumicë kryebashkiakësh hajdut e rrenatarë që se kanë problem rrenën edhe në takim minutësh me ta. Zoti na ndihmoftë! Amen…