As Vokshi nuk arrin të pajtojë mikeshat e saja, Dedën me Bregun

Kritikat në  Partinë Demokratike, nuk shigjetonjë vetëm kreun Lulzim Basha por dhe debatet mes vetë  deputetëve. Sidomos kur fjala është për deputet femra të selisë blu.

Sic shihet dhe në foto, ku deputetja Albana Vokshi pasi ka dalë nga mbledhja e grupit parlamentar ditën e djeshme së bashku me deputeten Albina Deda.

Vokshi i është afruar deputetes që ka shfaqur shumë kritika ditët e fundit, Malinda Bregu, e cila shoqërohej me deputetin Eduard Selami. Sipas burimeve, deputetja ka refuzuar Vokshin pasi ajo ishte së bashku me deputeten Albina Dedaj, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale e ka kritikuar ish-ministren e integrimit për qëndrimet e saj kundër liderit të PD-së Lulzim Basha.

Me anë të një statusi në Facebook, Albina Deda pati ironizuar deklaratat e fundit të Bregut. “Mendja madhe e zeza të zot’” Sa gra e vajza ka vendi që do të përfaqësonin me dinjitet, por dhe do të ishin qëndrestare të kauzave të PD….dhe halleve të qytetarëve”, shkruan Deda.

Deputetja Vokshi njihet për miqësinë e saj si me deputeten Bregu, po ashtu dhe me Albina Dedën, dhe të “bërë paqe”, ka qenë e bindur se mund të pajtonte dy mikeshat e saj, por në fund nuk ja ka dalë, pasi Bregu ka vazhduar të qëndrojë dhe për disa minuta me Selamin dhe pastaj ka dalë e vetme nga oborri i PD-së.

SHKARKO APP