Asambleja e PS në njësinë nr. 2 në Tiranë, Manastirliu: Organizim i ri territorial, kryeqyteti ndahet në 34 zona

Asambleja e Partisë Socialiste po zhvillon këtë pasdite një takim në njësinë nr. 2 në Tiranë. I pranishëm ndodhet edhe kryeministri Edi Rama. Drejtuesja politike e PS-së për Tiranën, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se kryeqyteti do të ndahet në 34 blloqe. Në njësinë nr. 2, do të ketë 3 blloqe ku drejtimi do bëhet nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Olta Manjani, zv/ministre e Ekonomisë dhe Genti Gazheli.

“Organizim i ri i ndarë në 34 blloqe pa humbur lidhjen administrative të vetë njësive duke i mbështetur me kapacitetet më të mira që vetë PS ka në drejtim. 34 zonat do të kenë 34 drejtuesit politikë për çdo bllok dhe njësia nr. 2 ka nevojë të ketë një vëmendje të shtuar sikurse çdo zonë në Tiranë, ndaj për njësinë nr. 2 ne kemi vendosur të kemi një organizim të ri territorial.

Blloku i parë që do të drejtohet nga ministrja e Ekonomisë. Në bllokun e dytë, Olta Manjani, zv/ministre e Ekonomisë dhe Genti Gazheli që gjithashtu ka eksperiencë politike jo vetëm në strukturat e PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra e PS së Tiranës është organizuar në territor me një qëllim të vetëm, jo për të qenë më shumë udhëheqës në drejtim, por duke qenë më pranë njerëzve”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2187 (78%)
Jo 618 (22%)

Vota totale: 2805