“Asgjë nuk mund ta ndalojë”

Ekspertët paralajmërojnë se Apokalipsi i shkaktuar nga asteroidët do të zhdukë njerëzimin dhe ne “s’mund të bëjmë asgjë për ta parandaluar këtë”. Paralajmërimi vjen në ditën ndërkombëtare të Asteroidëve dhe shkencëtarët thonë se shanset e Tokës që të shkatërrohet nga një shkëmb gjigant janë pothuajse të paevitueshme.

Rolf Densing, kreu i Qendrës Europiane për Operacione në Hapësirë ka parashikuar se ndikimi i asteroideve do të ndjehet “herët apo vonë”. Densing po ashtu paralajmëroi se aktualisht, në planetin tonë nuk ka asnjë sistem mbrojtës që mund të shmangte katastrofën.

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 30 Qershorin si Ditën Ndërkombëtare të Asteroideve, për t’i ndërgjegjësuar njerëzit më shumë ndaj asaj që quhet “sfida më e madhe e njerëzimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë javë një astronom paralajmëroi për rrezikun e një asteroidi, të zbuluar në vitin 2004, që parashikohet të kalojë shumë pranë tokës në vitin 2029 dhe të rikthehet në vitin 2036.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?