“Asnjë dritë e bardhë apo engjëj”, ja çfarë ndodh pasi vdesim

Një person i cili ka përjetuar vdekje klinike për tre minuta, ka ndarë me të tjerët përvojën e tij mbi jetën e mëtejshme.

Përdoruesi i ‘Reddit’ ka vendosur që të tregojë rrëfimin e tij me të tjerët.

Ai u sëmur në një vend të huaj dhe u detyruar që të kalonte në një dietë të njohur si Ketogenic, e cila përfundoi duke shkatërruar plotësisht stomakun e tij. Si rezultat, ai vuajti nga përzierja dhe të vjellat deri sa përjetoi dehidratim të rëndë.

Pasi shkoi të kontrollohej në një spital në Kanada, ai edhe pësoi vdekje klinike.

“Nuk kam parë as dritë të bardhë, apo engjuj…nuk kam dëgjuar asnjë zë. Vetëm e kuptoja që disi që nuk isha pjesë e trupit tim”, ka thënë ai.

“Ndjeja sikur isha me një planet tjetër dhe e tëra që mund të shikoja ishin retë. Ngjante si një breg i pafund. Kishte edhe ujë, por ishte shumë i cekët në breg. Qielli ngjantë sikur ishte ngjyrë vjollcë dhe nuk kishte diell. E vetmja gjë që ndriçonte qiellin ishin rrezet e dritës dhe një nuancë në të verdhë”.

“E tëra ishte botë tjetër. Gjithçka ishte zhdukur. Të gjitha hallet që kisha mbi shpatulla u zhdukën. E dija që jam, por nuk ndjeja asgjë”, ka thënë ai.

“Kishte një lloj qetësie, një lloj paqe, që ngjantë për mrekulli”.

Përderisa mjekët përpiqeshin t’i shpëtonin jetën, ai ka përshkruar se ndjeu sikur po binte nga një lartësi.

Pas postimit në rrjetin social, kanë reaguar edhe persona tjetër që kanë përjetuar të njejtën ndjesi.

 

 

SHKARKO APP