Aston Martin e dizajnuar nga një shqiptar (FOTO)

Kompania Aston Martin, sot zyrtarisht në panairin e veturave në Gjenevë, prezantoi konceptin e rri të veturës Aston Martin DBX. Një veturë mjaft luksoze që padyshim ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që morën pjesë. Në ekipin e disejnerëve të udhëhequr nga Marek Reichman është edhe shqiptari Pëllumb Gurra nga Tetova e Maqedonisë.

Pëllumb Gurra është i lindur në Tetovë me 26.09.1986. Në shtator të vitit 2002 vazhdon jetën në Angli, pas emërimit të së ëmës si Ambasadore e Maqedonisë në Londër. Shkollimin e mesëm e kreu në Oxford. Studimet i kreu në Coventry University në fakultetin e dizajnit- Automotive Design.

Dizajnoi për shumë kompani të njohura në profilin automotiv si dhe dizajn produktesh. Që nga viti i kaluar u punësua si dizajner në Aston Martin dhe vazhdon të korë suksese me dizajnet e tij.

SHKARKO APP