Astrit Patozit: Selami është një vegël

Deputetit i PD-së, Astrit patozi i ftuar në studiot e ‘Abc news’, ka deklaruar se ai vazhdon të jetë në garë për kreun e PD-së, ndërsa ka ritheksuar se nuk e njeh këtë proces.

Sipas tij e gjithë kjo që po ndodh në PD, është një fasë elektorale.

Ndërsa ka shtuar se Selami është në këtë garë thjeshtë për të legjitimuar zgjedhjet në PD.

‘Në çastin kur do hapet sipari i garës unë jam në garë. Në PD është nisur të instalohet një farsë elektorale. Për më tepër nuk mund të vinte në këtë moment që ne patëm një humbje shkatërruese.

Unë jam gati të dl përballë Lulzim Bashës. Jam gati të garoj. Është problemi i Lulzim Bashës, që për shkak të këtij formulari unë nuk jam pjesë e garës. Unë jam në garë. Nëse do të ketë garë. Ajo është garë me një kandidatit dhe me një tjetër që shërben për të legjitimuar garën, sepse nuk ka asnjë vlerë’, deklaroi Patozi.

SHKARKO APP