Astronauti italian kap pamjet befasuese të aurorës nga hapësira
Pamjet mahnitëse të dritave veriore nga hapësira janë kapur në një video nga një astronaut italian. Një video 30 sekondash, e filmuar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, tregon një dritë jeshile të ndritshme që lëviz mbi sipërfaqen e errët të Tokës.
Dritat veriore, ose aurora, janë një shfaqje e dritës natyrore në qiellin e Tokës, që shihet kryesisht nga Arktiku dhe Antarktiku. Ndërsa pak njerëz në Tokë janë me fat që kanë parë spektaklin, edhe më pak mund të pretendojnë se e kanë parë atë nga hapësira.
Paolo Nespoli, astronauti italian nga Agjensia Europiane e Hapësirës, e cila kapi pamjet, i hodhi ato në Twitter për të ndarë gëzimin e tij duke parë aurorën, të cilën ai e përshkroi si “jashtë kësaj bote”.
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës konfirmoi në Twitter se ekspozita mahnitëse, e kapur më 15 shtator, ishte mbi Kanadanë. Përdoruesit e tjerë të Twitter-it ndanë menjëhere fotot spektakolare.