Astronauti: UFO-t na urdhëruan të largoheshim nga Hëna
Astronauti Buzz Aldrin, ka konfirmuar atë që prej shumë kohësh teoricienët konspirativë e kanë deklaruar, pra ekzistencën e alienëve
Në një intervistë të dhënë, Aldrin, i cili ka qenë pjesë e misionit Apollo 11, ka rrëfyer se janë urdhëruar nga alienët për tu larguar nga hëna.
Ja intervista e plotë:
Profesori: Çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë misionit “Apollo 11”?
Buzz Aldrin: Diçka e mrekullueshme, edhe pse gjithmonë e kishim parasysh këtë mundësi. Është fakt që ata (alienët) na urdhëruan që të largoheshim.
Profesori: Çfarë doni të thoni “na urdhëruan”?
Buzz Aldrin: Nuk mund t’ju jap detaje. Në Hënë ekzistojnë ca struktura dhe ato nuk janë tonat. Mund t’ju them vetëm se anijet e tyre ishin shumë më të përparuara sesa tonat, si për nga madhësia, po ashtu edhe teknologjia… dhe, ato ishin të frikshme!
Profesori: Por NASA dërgoi edhe misione të tjera në Hënë, pas “Apollo 11” ….