Atletet, komoditet dhe tendencë në këmbët e tua

Eshtë e vërtetë që dikush mbështet idenë se takat janë shoqet më të mira të femrave. Por nuk është gjithmonë e thënë. Të gabosh me takat është e thjeshtë dhe jo gjithmonë ia dalim të gjejmë këpucët që na përshtaten vertetë.

Si të mos mjaftonte janë gjithmonë maksimumi i komoditetit, pa menduar në dëmet që mudn të shkaktojnë në shpinë ose në qarkullimin e gjakut.

Fatmirësisht moda në vitet e fundit ka patur një revolucion sportiv ndaj dikujt që nuk ndihet rehat me një takë 12 cm. Dhe ja ku vijnë në ndihmën tonë “fashion blogger”, që përdorin atletet në sfilata. Dhe nëse mund të veshësh një palë atlete tenisi në një sfilat, mund ta veshësh me gjithçka.

Kur vishni një palë atlete ndiheni automatikisht më sportive dhe më të dobëta, imagjinoni nëse i vishni gjithmonë me çdo veshje, do të ndiheni më të sigurta, do të ecni më shpejt dhe pse jo mos të digjni më shumë kalori. Mund t’i kombinoni me një minifund për një efekt super fashion, siç e kemi parë edhe në sfilatat e New York-ut, dhe të luani me aksesorët.

Janë perfekte edhe për një pamje romantike, për një drekë të dielën, kur nuk keni absolutisht dëshirë e forcë të vishni taka pas mbrëmjes së të shtunës.

Atletet mund t’i kombinoni edhe me fustane ose funde maxi, trupi juaj do të duket më sportiv dhe ju do të ndiheni rehat.

SHKARKO APP