Atletet Nike që lidhen vetë së shpejti në treg
Lajme E Hënë, 31 Maj 2021 07:03
Sipas kompanisë amerikane këpucët HyperAdapt 1.0 do të dalin në treg në 1 dhjetor në Nju Jork dhe do të kushtojnë 720 dollarë.
Kompania konfirmoi se klientët do të mund të porosisin paraprakisht atletet përmes aplikacionit Nike +në 28 Nëntor, duke përdorur opsionin “Reserved for You” .
HyperAdapt është këpuca e parë sportive e Nike me lidhëse që lirohen e shtrëngohen vet. Atletja ndryshon nga “Nike Mag”, një kopje e atleteve me lidhëse që lidhen vet në filmin “Kthim në të ardhmen”.