Audi R8 vetura që nuk mund ti rrezistoni (FOTO)
Fotografitë mund të mos e tregojnë tërë atë bukurinë e veturës, siç e tregon syri nga afër. E fuqizuar nga dy versionet më të reja të motorëve të Audi – motori 5.2 litërsh V10, që prodhon 540 kuaj-fuqi dhe 400 çifte rrotulluese dhe motori V10 plus i cili prodhon 610 kuaj-fuqi dhe 412 çifte rrotulluese, për nga performanca vetura mbetet madhështore.
Shpejtësia maksimale e veturës arrin në 330kmh. Që të dy motorët janë të ndarë mes një boshti të vetëm të shpejtësive: modeli S tronik i Audi prej shtatë shpejtësive, transmeton Lajmi.net.
Pamja e brendshme është gjithashtu mahnitëse, por ajo që gjithmonë bie në sy në fillim është pamja e jashtme. Të gjithë mund të kemi ngjyra të ndryshme të cilat i favorizojmë, por modeli me dizajnin gri i kësaj veture u pëlqye më së shumti në ngjarjen e mbajtur në Gjenevë, pas modelit me ngjyrë blu.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e veturës në dizajn gri: