Audituesit e KLSH studjojnë praktikat e Polonisë kundër korrupsionit

Zgjidhjet  polake të aplikuara për luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit janë subjekt i vizitës studimore të audituesve shqiptarë në Poloni.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësues të NIK-ut dhe të administratës publike, në nivelit të qeverisjes qendrore dhe lokale kanë prezantuar veprimet e ndërmarra nga Polonia për të luftuar praktikat e paligjshme.

Vizita është pjesë e projektit të binjakëzimit, i cili me vendim të Komisionit Evropian po implementohet në KLSH në bashkëpunim me SAI-n e Kroacisë.

Projekti synon forcimin e kapaciteteve të auditimit të jashtëm në Shqipëri. Në pjesë e aktiviteteve të këtij projekti i kushtohet luftës kundër korrupsionit dhe mashtrimit. Vizita studimore përmbledh njohuritë dhe praktikat më të mira në këtë fushë,  të cilat janë bërë të njohura gjatë këtij projekti.

Audituesve ju urua mirëseardhja nga zv/Presidenti i NIK, z. Wojciech Kutyła, i cili vuri theksin tek bashkëpunimi i suksesshëm midis NIK-ut  dhe KLSH-së. Presidenti i NIK, z. Krzysztof Kwiatkowski zhvilloi gjithashtu një takim me audituesit e KLSH-së. Gjatë këtij takimi ai theksoi rolin e institucioneve supreme të auditimit në eliminimin e fenomeneve, të cilat nuk funksionojnë  në sferën publike. Ai theksoi se lufta efektive kundër korrupsionit është e mundur nëse ajo kuptohet në të gjitha aspektet e saj.

Gjatë vizitës pesë ditore audituesit nga Shqipëria  do të mësojnë rreth zgjidhjeve, të cilat synojnë parandalimin dhe perceptimin e parregullsive në sektorin publik. Programi qeveritar për anti-korrupsionin dhe Strategjia polake për vitet 2014-2019 është dokumenti kryesor në këtë fushë.

Audituesit e KLSH-së do të informohen gjithashtu rreth sistemeve të brendshme të kontrollit në administratën publike dhe në qeveri. Programi i vizitës përfshin takime dhe diskutime me përfaqësues të administratës publike polake, të tillë si të Ministrisë së Brendshme dhe Administratës, Ministrisë së Financave, Zyrës së Kryeministrit etj. Në këtë mënyrë audituesit e KLSH-së do të kenë mundësi të përfitojnë nga analiza e thelluar  dhe zgjidhjet e aplikuara në këtë fushë.

Audituesit e KLSH në vizitën studimore gjithashtu do të mbikëqyrin nga afër në zyrën rajonale të NIK-ut në Zielona Góra metodat për parandalimin e korrupsionit dhe mashtrimit. Ata do të takohen me përfaqësues të qeverisjes lokale dhe institucioneve të tjera.

SHKARKO APP