Aurela Gaçe drejt përfundimit të këngës së lënë përgjysëm me Dr.Florin

Aurela Gaçe i është drejtuar publikut duke kërkuar ndihmën e tij për të përfunduar këngën që la përgjysmë në studio artisti i ndjerë Dr. Flori.Aurela ka shkruar në Facebook se u nisëm për ta përfunduar këtë projekt të dy dhe Dr. Flori kishte hedhur vetëm zërin e tij me vargje që i erdhën në moment. Si një mjeshtër në muzikë Dr. Flori – thotë Aurela, kishte menduar se si unë do të futesha në këngë.Këtë projekt Gaçe ka vendosur ta çojë përpara bashkë me vëllain e Dr. Florit, Albanin. Aurela ka kërkuar që në klip të jenë të gjithë fansat e Dr. Florit, ata që e deshën muzikën e tij. Arsyeja pse dua te kemi fansa në klip, është sepse ai këndonte për fansat, bënte muzikë e shkruante vargje të pastra, të vërteta, e ishte artist që i behej vone për reagimin e atyre që e ndiqnin. Florian Kondi, i njohur me emrin e artit si Dr. Flori, ish – pjestar i grupit “Ëest Side Family” u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në fund të vitit 2014. Fansat e kujtojnë për muzikën që ai bënte dhe hitet që solli në tregun muzikor shqiptar, si “Nëse mundesh”, “Tirona”, “E gjithë bota jemi dy”, “Në krahët e tu do jem”, etj.

SHKARKO APP