Aurela Gaçe: Ja pse i quajta gazetaret “Tyryfyçka”!

E ftuar në emisionin “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe FatmaHaxhialiu, Aurela Gaçe ka treguar se pse është nxehur me disa gazetarë.

Është diskutuar mbi shtatzëninë e saj, ku Aurela ka treguar se disa “tyryfyçka vajza” (disa gazetare) kanë preferuar jo vetëm të bëjnë lajm shumë përpara se ajo vetë të konfirmonte shtatzëninë por përpiqen që të hyjnë në tema shumë intime dhe personale të cilat shkaktojnë vërtetë mërzi, sidomos kur bëhesh nënë. Aurela ka thënë se ato do ta kuptojnë këtë gjë vetëm kur të bëhen nëna vetë.

Ndërkohë ajo e ka kaluar me sportivitet këtë temë duke treguar se është shumë e hapur dhe gazetarët të cilët janë treguar profesional duke e konfirmuar lajmin tek vetë këngëtarja, ajo iu është përgjigjur me kënaqësi.

SHKARKO APP