Austria dhe Shqipëria, njohin sigurimet shoqërore të ndërsjella

Austria është shteti i radhës, i cili do të njohë sigurimet shoqërore të shqiptarëve. Qeveria ka dhënë miratimin e saj për njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore, gjë e cila i hap rrugë më pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve. Kjo njohje vjen menjëherë pas asaj të realizuar me shtetin fqinj Maqedoninë (ku numri i shqiptarëve që punojnë aty llogaritet deri në 1,500 persona), raporton Monitor.

Aktualisht janë 11 shtete që kanë ratifikuar me Shqipërinë atë që njihet si mbrojtja shoqërore, ku përfshihen të gjitha përfitimet në fushën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Shtete të tjera me të cilat vendi ky ka një marrëveshje të tillë dypalëshe është edhe Turqia (e nënshkruan në vitin 2008), Rumania, Bullgaria, por edhe Belgjika.

Nga kjo marrëveshje, përfitimet më të dukshme për shtetasit shqiptarë kanë të bëjnë me bashkimin e periudhave të sigurimit. Sipas marrëveshjes, të gjitha periudhat e kryera si në legjislacionin tonë dhe në atë maqedonas bashkohen dhe futen në kushtet e përfitimit të një pensioni. Sipas ekspertëve, kjo marrëveshje është përgatitur bazuar në detyrimin që kemi, nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që parashikon kuadrin e lëvizjes së lirë të shtetasve, detyrimin, që qeveria shqiptare të marrë masën për koordinimin e skemave të sigurime shoqërore.

Për ekspertët e fushës së sigurimeve shoqërore, efekti më i madh në njohjen e kontributeve të përbashkëta nëse do të realizohej edhe me dy shtetet fqinje Greqinë dhe Italinë, si dy vende që kanë numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Greke (IKA), numri i shtetasve shqiptarë të siguruar në 2009-n ishte 121,902, ndërsa në fund të vitit 2013 numri ra në 85,893.

SHKARKO APP