Austria strategji për Ballkanin, përfshihet Shqipëria

Austria do të zbatojë një strategji të dedikuar për Balllkanin deri në vitin 2020. E quajtur “Danube Region/ Western Balkans” ( Rajoni i Danubit/ Ballkani Perëndimor) kjo strategji po promovohet për shkak të rritjes së interesit autriak në sektorë si ai i ekonomisë, sigurisë etj.

Ajo përfshin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe republikën e Moldavisë në dy objektiva kryesore: forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e procesit të integrimit, raporton Monitor.

Shtyllat prioritare që do të mbështeten janë: ekonomia dhe zhvillimi me fokus te punësimi; edukimi me fokus tregun e punës; qeverisjen, të drejtat njerëzore dhe zbatimin e ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo strategji është përshtatur me interesat e reja të investitorëve austriakë në rajonin e Danubit dhe të Ballkanit Perëndimor. Do të shërbejë gjithashtu edhe si një hartë për zhvillimin e politikave të qeverisë federale të Austrisë gjatë periudhës 2016-2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri dhe në Moldavi, Austria është një nga kontribuesit kryesore për financimin e projekteve në fushën e zhvillimin e kapaciteteve, konsultimit, promovimin e të nxënit në vendin e punës, si dhe në rritjen e trajnimeve në fushën e teknologjisë së informacionit, menaxhimit dhe konsultimit.

Në Shqipëri, ADA ( Agjencia Austriake për Zhvillimin) është duke zbatuar disa projekte, si në programimin IPA, menaxhimin financiar, si dhe në menaxhimin e ujërave.

Në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi, qeveria e Austrisë për periudhën 1990-2014 ka dhënë një fond prej 9.4 mld dollarë (8.6 miliardë euro), sipas të dhënave të OECD. Investimet e kompanive austriake llogariten në rreth 26.16 miliardë dollarë.

Austria është investitori më i madh në Serbi, Bosnje, si dhe në Slloveni e Kroaci.

Pas Gjermanisë dhe Italisë, Austria vlerësohet si një nga investitorët më të rëndësishëm të këtij rajoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?