Autoriteti i Konkurrencës: Rekomandime mbi koncesionin për pullat fiskale

“Bazuar në shqetësimet e komunitetit të biznesit të bëra prezent në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet mediave, realizuam procesin e vlerësimit të marrëveshjes koncesionare për ofrimin e sherbimit publik të pullave fiskale”, sqarojnë ekspertët e tij.

Duke përmendur se marrëveshja e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe shoqërisë SICPA Holding SA është nënshkruar në 30 nëntor 2012. Dhe se nga krahasimi i çmimeve të pullave fiskale para dhe pas dhënies së koncensionit rezulton se për cigaret dhe alkoolin çmimet e pullave janë rritur rreth 4 herë duke përbërë kosto të shtuar për biznesin.

Konkretisht, çmimi i shitjes së pullave fiskale para marrëveshjes koncensionare ka qënë: Pullat fiskale te cigareve 0.49992 leke / copa me tvsh dhe pullat fiskale te pijeve 1.20 (nje.dy) leke /copa me tvsh.

Pas dhënies së koncensionit çmimi i pullës fiskale ka ndryshuar si vijon: për duhanin 2.7 lekë, 4.4 lekë për alkoolin, 3 lekë për birrën dhe 2.9 lekë për ilaçet.

“Nga vlerësimi i marrëveshjes koncensionare rezulton se para lidhjes së marrëveshjes së koncesionit nuk janë respektuar dispozitat e Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e

konkurrencës” i ndryshuar, dhe konkretisht nuk është respektuar neni 69 i Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” sipas të cilit duhet të ishte marrë vlerësimi i Autoritetit”, cilësojnë gjithashtu ekspertët e AK-së.

 

 

 

 

SHKARKO APP