Autostrada Nish-­Prishtinë­-Durrës përfundon në vitin 2020

Ndërtimi i Rrugës se Paqes do të fillojë vitin tjetër. Qeveria serbe njoftoi se Autostrada Nish-­Merdarë­Prishtinë do të përfundojë në vitin 2020. I pagëzuar me emrin Rruga e Paqes, ky aks që është pjesë e e korridorit të 10­-të.

ërmes Kosovës ai lidh Shqipërinë me Serbinë duke i dhënë kësaj të fundit akses në Portin e Durrësit dhe duke shkurtuar ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Beogradit. Rruga financohet nga Fondi Europian për Ballkanit, një nismë e Bashkimit Europian për të thelluar integrimin ekonomik në vendet e rajonit. Ndërtimi i pritet të fillojë në vitin 2017 dhe e gjithë autostrada do të kushtojë 1 miliardë euro raporton Dita. Përfituesja e vetme nga ky fond do të jetë Serbia, pasi Shqipëria dhe Kosova i kanë përfunduar segmentet e tyre.

Ndërkaq Shqipëria shpreson të përfitojë nga financimet e Bashkimit Europian për një tjetër projekt, atë të Korridorit të Kaltër. E njohur ndryshe si autostrada e bregut, kjo rrugë nis në Greqi dhe pasi përshkron të gjithë linjën bregdetare të Shqipërisë përfundon në Malin e Zi. Rruga ka një gjatësi 350 kilometër dhe pritet të kushtojë 400 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?