Avionë, makina, para, alkool dhe femra me shumicë, ja Mbreti i ri i Instagramit

 

Me një numër të pafundëm supermakinash, avionësh privatë dhe femrash të bukura, biznesmeni miliarder Tony Toutouni po bëhet Mbreti më i ri i Instagram.

Sipërmarrësi 42 vjeçar, që e publikon stilin ekstravagant të jetës së tij nëpërmjet Instagram, shihet zakonisht në prani të tufave me lekë dhe modeleve me bikini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se nuk është edhe aq e vështirë të marrësh vajzat që do.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka arritur në 750 mijë ndjekës në 8 muajt e fundit dhe po përpiqet t’i “vjedhë” kurorën si Mbreti i Instagramit, mikut të tij super të pasur, Dan Bilzerian.

Toutouni shkruan : “Cili njeri në botë thotë se ky nuk është stili i jetës që do donte të jetonte? Është një mënyrë jetese që çdokush e do dhe unë po e shijoj”.

“Si një djalë single, kam dalë me shumë, shumë femra. Të jesh i ri në Los Anxheles dhe të kesh çdo gjë që do, nuk është edhe aq e vështirë të zësh çdo vajzë” thotë ai.

Miliarderi tani po konkurron me mikun e tij Dan Bilzerian që u emërua Mbreti i Instagramit vitin e kaluar, pasi mblodhi 8 milionë ndjekës.

Ai thotë: “Unë nuk dua të konkurroj me Dan por njerëzit thonë që numri im i ndjekësve është rritur dramatikisht. Por Danin e kam mik, kur pashë që pati shumë ndjekës në Instagram, edhe unë fillova të bëja të njëjtën gjë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?