Avioni privat më i lirë në botë

Cirrus Vision Jet është avioni privat me çmimin më të përballueshëm në botë. Ai kushton në fakt sa gjysma e çmimit të konkurrentëve të saj më të afërt në treg.

Avioni kushton vetëm 1.96 milionë dollarë dhe ka bërë fluturimin e tij të parë në maj 2016. Disa muaj më vonë avioni u çertifikua nga Administrata Federale e Aviacionit, raporton Business Insider.

Cirrus Vision Jet është prodhimi i fundit i hyrë në treg dhe ka vend brenda për pesë të rritur dhe dy fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkurrentët e tij kryesorë janë HondaJet dhe Embraer Phenom 100.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?