“Avullojnë” biletat, turistët rusë i kthehen Turqisë

Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR) ka deklaruar se fluturimet charter nga ky vend drejt Turqisë janë 100% të mbushura dhe se biletat kanë mbaruar me shpejtësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë , ATOR ka theksuar se kërkesat për të vizituar Turqinë pas heqjes së ndalimit të fluturimeve charter janë shumë të larta. Duke shtuar se në disa rajone janë vendosur fluturime shtesë për të përballuar fluksin dhe se mbushja e avionëve është realizuar 100%, ndërsa

Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR) ka deklaruar se fluturimet charter nga biletat shiten me një shpejtësi rekord.

Operatorë të ndryshëm janë shprehur se turistët të cilët kanë vizituar Turqinë janë shumë të kënaqur dhe se kanë marrë komente shumë pozitive, ndërsa theksohet se nuk ka asnjë ankesë për kushtet.

Turistët rusë parapëlqejnë më shumë paketat e sistemeve “gjithëpërfshirëse” të hoteleve me 5 yje, thuhet në deklaratë dhe më pas theksohet se 20% e kuotave të tetorit janë shitur.

Qeveria ruse më 28 gusht, pas krizës së avionit me Turqinë, vendosi pezullimin e ndalimit të fluturimeve të llojit charter drejt Turqisë.

SHKARKO APP