Babai çon në gjykatë djalin sepse nuk punon

Një gjykatë italiane ka urdhëruar një baba që të vazhdojë mbështetjen ndaj djalit të tij 28-vjeçar. Situata është e tillë që babi ka detyruar djalin që të gjejë një punë dhe të krijojë një jetë të tijën. Kjo çështje është paraqitur në një gjykatë civile në Modena, në Italinë veriore.

Djali pasi kishte përfunduar studimet e lartë për letërsi por shkollimi i kishte zgjatur disa vite më shume se sa pritej dhe pastaj kishte fillur një kurs pasuniversitar, për babain ai duhet të ishte në punë tani. Babi i cili është një shkrimtar i pavarur, ka thënë se i biri i tij punonte me kohë të pjesshme dhe filloi të kontribuonte për mirëmbajtjen e tij, sipas Daily Telegraph.

Babi i tha gjykatës se djali i tij nuk “meriton” çdo mbështetje të mëtejshme për shkak se ai nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të gjetur punë vetë. Por gjykata vendosi sigurisht se “aspiratat personale” të fëmijëve duhet të paguhet nga prindërit.

Rasti është një nga 8.000 mosmarrëveshjet e ngjashme familjare që përfundojnë në gjykata italiane për çdo vit, ku prindërit përpiqen për të detyruar fëmijët e tyre të rritur për të gjetur punë. Rreth 65 për qind e italianëve në mes të moshës 18 deri 34 jetojnë me prindërit e tyre – në krahasim me 34 për qind në Francë dhe Britani dhe 42 për qind në Gjermani.

Faktorë kulturorë shpesh janë fajësuar. Familja luan një rol të rëndësishëm në shoqërinë dhe të rinjtë meshkuj italianë sidomos janë të lidhur me “Mamatë” e tyre që ju gatuajnë për çdo ditë për ta.

Burimi: Daily Telegraph/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP