Babai i 4 vajzave tregon ‘torturën e vërtetë’ që duhet të kalojë çdo ditë (FOTO)

Nëse fotot perfekte të përdoruesve të rrjeteve sociale ju bëjnë të ndiheni keq me veten, kjo ndodh sepse nuk tregojnë realitetin. Këtë vendosi të tregojë Simon Hooper, baba i katër vajzave, në përpjekje për të prezantuar sfidat e vërteta të jetës për një burrë që i duhet ta ndajë shtëpinë vetëm me femra!

Rezultati? Ka më shumë se 190 mijë ndjekës në Instagram dhe shifrat vijojnë të rriten.

“Llogaria ime është panorama realiste e të qenit prind, parë nga këndvështrimi i një prindi”, pohoi ai për “HuffPost” dhe shtoi: “Ka shumë ekzagjerime nga prindërit, prandaj doja ‘të shpërndaja’ realitetin, duke përdorur dhe humorin”.

Vajza e tij e madhe është 9 vjeçe, një tjetër është 6 vjeçe, ndërsa 10 muaj më parë, ai dhe e shoqja, sollën në jetë dy binjake të adhurueshme. Tani Simon është ‘zanatçi, shofer taksie, instruktor noti, shef, këshilltar, bankier, pemë ku mund të kacavirresh’ etj.

Por, fotot e publikuara nga vetë Simon, tregojnë gjithçka!

 

 

SHKARKO APP