Babai nxjerr në shitje veshkën që të shpëtojë fëmijë obezë (FOTO)
Një baba i varfër ka zbuluar planin e tij për të shitur veshkën në mënyrë që të fitojë para për një trajtim jetë-shpëtues për tre fëmijët e tij obezë.
Motrat Yogita Rameshbhai, 5 vjeç, dhe Anisha, 3 vjeç, dhe vëllai i tyre 18 muajsh Harsh, janë ndër fëmijët më të shëndoshë në botë. Ata peshojnë përkatësisht 34kg, 48kg dhe 15kg. Ushqimi që ato konsumojnë në një javë është i barabartë me ushqimin që hanë 2 familje bashkë në një muaj. Tani babai i tyre Rameshbhani Nandëana, 34 vjeç, nga India, po planifikon të shësë veshkën për të fituar para për t’i trajtuar fëmijët tek specialistët. Ai tha : “Nëse fëmijët e mi vazhdojnë të rriten në këtë mënyrë do të kenë probleme me shëndetin. Jemi të frikësuar se mos ata vdesin”.
Yogita dhe Anisha hanë 18 krepa, 3 pjata oriz, 2 tasa me lëng mishi, 6 pako me patatina, 5 pako biskota, 12 banane dhe një litër qumështë në ditë.
Uria e tyre ekstreme shtyn mamanë Pragna Ben të harxhojë pjesën më të madhe të kohës duke gatuar pë rata.
“Uria e tyre nuk mbaron kurrë. Ato kërkojnë ushqim gjatë gjithë kohës dhe qajnë e ulërasin nëse nuk i ushqej. Gjithmonë ndodhem në kuzhinë duke gatuar për ata”.