Babai ushqen me gji djalin e vogël

Një baba i ri ka marrë përsipër detyrën e të ushqyerit me gji fëmijën, pasi e fejuara e tij Jennifer Capo kishte shkuar në punë. Babai, Chris Allen ja ka dalë të ushqejë të voglin e tij me një zgjidhje inovative, që do të thotë se ai mund të marrë përsipër detyrat e të ushqyerit.

Chris ka grisur pak kanotierën e tij dhe në anën e majtë kishte vendosur biberonin me qumësht, që i ngjante gjirit të një gruaje. “Përshëndetje, mendoni që unë po e ushqej me gji, apo jo”?,- tha ai në një postim në facebook. Kjo video është parë mbi tre milionë herë në facebook.

Dhe, ndoshta çuditërisht për këtë video komentet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive.  “Tani ai është një baba dinak !! Kujdeset për të voglin”,- shkroi një grua.

Edhe pse disa nëna janë gëzuar kur kanë parë këtë video, e cila përçon një mesazh të madh, që edhe meshkujt me ide të tilla mund të kujdesen për të foshnjet e tyre, kur nënat nuk janë në shtëpi.

Përshtati: Redjon Shtylla

https://www.facebook.com/bfmamatalk/videos/1052759631439120/

SHKARKO APP