Baca Prenk, na i bë hallall se jemi një tufë legenash
Nga Ilir Levonja
“luaje, luaje, goce këmbënë,
t’ia q…. gegës nënën”
Teksi i mësipërm është refreni i një këngë që partizanët e këndonin në rrugët e Shkodrës, sidomos kur torturonin ata që ishin kundërshtarë të regjimit. Kjo ka ndodhur në vitin 1945, pranverë. Me këtë këngë iu drejtuan edhe Malësisë së Madhe, në fillim Shefqet Peçi, e pastaj Mehmet Shehu.
Nuk e di se si do ndihej sot çdo krahinë e Shqipërisë në së një armatë ushtarake, po shqiptare, do i drejtohen kështu territorit të tyre?
Kjo mbetet për t’u parë. Megjithëse shumë prej nesh e marrin me mend përfundimin. Aq më tepër pas hapjeve të depove më 1997-tën.
Këtë tekst e gjeta në librin Rrno për me tregue, të priftit katolik shqiptar At Zef Pllumi. Kur jep me sytë e tij ngjarjen e dhunshme të reprezaljeve që aspirantët e botës së re, u bënin popullatave që nuk u nënshtroheshin regjimit të tyre. Deri me fikjen në sy të cigares.
Janë ca metoda që i ka përdorur edhe Ali Pashë Tepelena në ato luftrat tribale mes shqiptarëve, me Hormovën dhe Kardhiqin.
Në fakt veprimtaria e këtij burri të madh bëri që sot kufijtë aktual të jenë këto që janë. Sepse do kishim sot një Shqipëri më të tkurrur. Pa Malsinë e Madhe, Vermoshin, Tamarën e Kelmendin.
Po Shqipëria e ka kulturë tashmë, që heronjtë e vërtetë i bën armiq. E ata që vriten duke dhjerë, i mban për heronjë real. E i nderon me grusht. Nganjëherë i zhvarros, e i varros prapë.
Po e theksoj veprimtaria e këtij. Dhe e asnjë regjimi, qoftë mbretërisë, qoftë diktaturës së proletariatit.
Aq më tepër që këta ishin nën hyqmin e Popoviçëve.
Rasti i Prek Calit është i kutpueshëm përse shpërbëhet çdo gur a gjurmë e tij. Dëshmon qartë, si rast i gjallë për ekzistencën e luftës civile në Shqipëri. Dhe atë tjetrën, që demokracia nuk bëhet pa u ndarë me të kaluarën. Mirëpo kur shikon se në krye të kuvendit emërohet një ish minister i brendshëm, përfundimi është i qartë. Shqipëria është akoma një e kaluar. Aq më tepër që i është larguar 40% e popullates më inteligjente dhe punëdashëse. Ndaj vuan një stanjacion ku here më here çelin portret dhe flamujtë e komunizmit.
Tjetra çmund të presësh nga një vend ku edhe akademikët manipulojnë zgjedhjet e shkelin statutet. Një vend ku profesorët janë më partiakë se partitë që u përkasin.
Baca Prenk Cali, ne jemi të gjithë një tufë legenash, na i bë hallall. Aq dime!