Baku 2015, Shqipëria e Kosova kërkojnë medalje

Më shumë se 6 mijë sportistë në 20 disiplina sportive do të provojnë të ngjiten drejt majës së Europës, në Lojrat e Para Europiane që zhvillohen nga data 12 Qershor deri më 20 Qershor në Baku të Azerbajxhanit, me Shqipërinë dhe Kosovën që gjithashtu kanë pretendimet e tyre për medalje duke synuar të ngjiten në pod në garën kontinentale. Organizatorët, të cilët kanë ndërtuar më shumë se 22 arena sportive për të mirëpritur eventin por dhe një fshat të tërë për akomodimin e atletëve. Azerbajxhani i ka kushtuar një vëmendje të vecantë marketingut, aq sa dhe promovimi i logos së Baku 2015 u bë i mundur nga klubi i Atleticos së Madridit, që ishte i pari që zbuloi për mediat simbolin e këtyre lojërave të para europiane. Logo në vetvete është një ndërthurje mes ngjyrave të flamurit të Axerbajxhanit, flakës olimpike dhe Simurgut, një shpend simbol i këtij vendi. Në total në këto lojëra pritet të angazhohen 12.500 vullnetarë, ndërkohë që ceremonia e hapjes ju besua koreografit Dimitris Papaionou që organizoi gjithashtu dhe ceremoninë hapëse të Athinë 2004.

Lojrat e Para Europiane mund të jenë një shans i mirë për Shqipërinë për të marrë medalje teksa do të përfaqësohet në total me 28 sportistë, ku shpresat e mëdha janë mbi të gjitha për Egzon Shalën dhe Luiza Gegën. Shala, që ka dhe mbështetjen e Digitalb në këtë turne, do të garojë me datë 18 Qershor ne sportin e mundjes në stilin e lirë duke qenë pretendent për medalje, ndërkohë që I vecantë është fakti se në këto lojëra do të garojë dhe vëllai I tij Edoni, po në sportin e mundjes por për ngjyrat e Kosovës në peshën 97 kilogram. Shpresa e madhe e kuqezinjve për medalje vjen dhe nga Luiza Gega që do të garojë në data 21 dhe 22 në plot 3 disiplina, në garën e 800 m për femra, 1500 metra dhe stafetën 4×400. Gjithashtu me interes pritet dhe përfaqësimi në datat 18 dhe 21 I ciklistit shqiptar, Eugert Zhupa që ishte shqiptari i parë që mori pjesë në Giro D’italia. Baku 2015 është dhe përfaqësimi i parë i madh për Kosovën, që do të ketë 18 sportistë në këtë event.

Flamuri i Kosovës ju besua kampiones së botës dhe europës në xhudo Majlinda Kelmendi, e cila gjithashtu nuk do të marrë pjesë në Lojëra për shkak dëmtimi ndërkohë që shpresat e mëdha për medalje janë po në këtë sport nga xhudistja tjetër, Nora Gjakova. Në total sportistët kosovarë do të garojnë në 9 disiplina ku përfshihet dhe 1 disiplinë disa të vecanta për sporistët shqiptarë, ajo e harkut. Të gjitha garat e Baku 2015 do të vijnë live në Supersport nëpërmjet kanalit Eurosport, me shqiptarët që do të kenë mundësi të ndjekin të gjithë sportistët e tyre nëpërmjet platformës të të gjithë shqiptarëve.

Më shumë se 6 mijë sportsitë në 20 disiplina sportive do të provojnë të ngjiten drejt majës së Europës, në Lojrat e Para Europiane që zhvillohen nga data 12 Qershor deri më 20 Qershor në Baku të Azerbajxhanit, me Shqipërinë dhe Kosovën që gjithashtu kanë pretendimet e tyre për medalje duke synuar të ngjiten në pod në garën kontinentale. Organizatorët, të cilët kanë ndërtuar më shumë se 22 arena sportive për të mirëpritur eventin por dhe një fshat të tërë për akomodimin e atletëve. Azerbajxhani i ka kushtuar një vëmendje të vecantë marketingut, aq sa dhe promovimi i logos së Baku 2015 u bë i mundur nga klubi i Atleticos së Madridit, që ishte i pari që zbuloi për mediat simbolin e këtyre lojërave të para europiane. Logo në vetvete është një ndërthurje mes ngjyrave të flamurit të Axerbajxhanit, flakës olimpike dhe Simurgut, një shpend simbol I këtij vendi. Në total në këto lojëra pritet të angazhohen 12.500 vullnetarë, ndërkohë që ceremonia e hapjes ju besua koreografit Dimitris Papaionou që organizoi gjithashtu dhe ceremoninë hapëse të Athinë 2004.

SHKARKO APP